Tregu i pasurive të paluajtshme sound effects free download

By replika.al0

0 Downloads

19 hours ago

0 seconds

replika.al0 Sound Effects

About Tregu i pasurive të paluajtshme Mp3 Sound Effect

Tregu i pasurive të paluajtshme pritet të ndikohet nga masat kufizuese për kredinë për qëllime investimi dhe tendenca drejt stabilizimit e numrit të turistëve të huaj. Pasuritë e paluajtshme ngelen alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku mungon një treg i zhvilluar kapitalesh, ndërsa aksesi në tregjet e huaja është ende i kufizuar. Pas pandemisë, tregu i pasurive të paluajtshme ka ndjekur një cikël rritjeje të shpejtë të çmimeve. Kërkesa në këtë treg është mbështetur nga rritja e turizmit, oferta e lartë e kredisë bankare dhe interesi në rritje për blerje nga subjekte të huaja ose jorezidente. Megjithatë, vlerësimet e sakta për ecurinë e çmimeve ngelen ende të vështira. I vetmi indeks periodik i çmimeve të banesave është ai i publikuar me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë. Indeksi Fischer tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2024 u rrit me 23.6% në krahasim me 6-mujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26.2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë. Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me 6-mujorin e parë. Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (6-mujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 5%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. #fyp #replika #replikealbania
Tregu I Pasurive Të Paluajtshme Sound Effects Free Download. Sound Effects Downloader To Help You Download The Highest Quality Tregu I Pasurive Të Paluajtshme Sound Effects Free Download For TikTok Videos. You Just Search Sound Effects And Download.

My You Like It